Vetëm 786 raste me Covid në Kosovë

07:35 | 16 Tetor 2021
Trina Galanxhi

Gjatë javëve të fundit është shënuar një rënie e madhe e rasteve me COVID-19 në Kosovë.

Si pasojë ka rënë edhe numri i rasteve aktive në nivel vendi.

Sipas raportit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve aktive në nivel vendi ka zbritur në 786.

Po ashtu edhe numri i viktimave pothuajse ka rënë në zero.

Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 158 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.756. Në total numri i rasteve aktive është 786”, thuhet në raportin e fundit të MSh-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme