Fehmi Fehrati ish – kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës gjatë zgjedhjeve komunale të 2017-ës, ka treguar për përvojën e tij gjatë asaj periudhe.
“E kom pasë një përvojë që nuk paguhet…ka qenë një përvojë e mirë jetësore. Mua mjaftueshëm më ka motivuar një thënie “a është më mirë të humbësh me nder, apo të fitosh me rrena dhe manipulime? Ajo më ka bërë që të ndihem shumë mirë, ka qenë një përvojë dhe një nder dhe respekt që më ka bërë Vetëvendosja për të kandiduar. Më shqetëson edhe tutje vetëdija e kërkesave dhe qasjes së qytetarëve për zgjedhjet dhe interesat do të thotë duke mos i parë interesat e komunitetit, por më shumë janë aktivë njerëzit që kanë interesa personale”.
Ferati në Edicionin Zgjedhor në Klan Kosova, tha që është shqetësues fakti që njerëzit kanë shumë inate dhe shumë pak shohim “korrektësi politike në komunikim dhe në prezantim të programeve”.
“E them ndonjëherë me ironi se ajo që më së shumti më shqetëson është se në Kosovë nëse do të kishte koeficient që e mat inatin prej krejt Evropës me mujt me mbledh inatin – më së shumti ka inat në Kosovë, se në krejt Evropën. Kemi një kontaminim edhe të elektoratit me fyerje në rrjetet sociale dhe njerëzit nuk po e marrin parasysh se secili kandidat ka familje dhe fëmijë dhe mund të ketë ndonjë pasojë të mundshme. Ka pasë raste ku fëmijët kanë pasë bullizëm në shkollë dhe kemi mungesë të kulturës së komunikimit”.
Tutje Ferati tha që në të gjithë aktivitetin e fushatës zgjedhore sheh më shumë tendencë për ndonjë vend pune.
“Në këtë hallakamën zgjedhore mendoj që Kosova si vend i vogël është hapësirë e vogël për me ndodhë gjithë ky aktivitet dhe gjithë ky angazhim në zgjedhje lokale. Kemi të bëjmë me një tendencë dhe kërkesë për vend pune. Nuk ka idealizëm aty – sa ka tendencë dhe luftë për ndonjë vend pune ose angazhim dikun”, u shpreh Ferati.
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...