Google ADS

Mehmeti: Ne nuk kemi dhënë premtime që bazohen në ëndrra, qytetarët do të kenë qasje 24 orë në institucione

18:27 | 15 Tetor 2021
Arditë Shkodra

Aleanca Kosova e Re (AKR) po mban sot takimin përmbyllës.

Më këtë rast, kandidati për kryetarë të Prishtinës nga radhët e AKR-së, Gëzim Mehmeti tha se, këtë herë jemi më të fuqishëm pasi që kemi edhe një ekip të fuqishëm, dhe ne do ta bëjmë atë që se ka bërë askush.

Ai tutje u bëri thirrje qytetarëve që ta votojnë AKR-në në numër 149, dhe asambleistët e kësaj partie në mënyrë që në çdo kohë të jenë pranë qytetarëve.

“Të jesh kandidat për qytetin tënd është një privilegj jashtëzakonisht i madh, dhe të jesh kryetar në një qytet ku të flenë shpirti. Programi i cili është konceptuar me njerëz profesionista është programi i cili bazohet në problemet reale të Prishtinës i cili i ka marr parasysh ankesat dhe këshillat. Nuk kemi dhënë ide që bazohen në ëndrra, Prishtina meriton njerëz të pakorruptuar. Gjatë mandatit tonë kemi qenë në interes të qytetarëve, çdo vepër e jonë është bërë në shërbim të qytetarëve. Kemi dhe premtojmë që transparenca është ajo ne të cilën do të kthehet besimi i qytetarëve në institucione, do ta bëjmë një qendër monitoruese, do të bëjmë atë që së ka bërë askush, qytetarët 24 orë do të kenë qasje në institucione. Ju jeni ekipa më e mirë që ka pas dhe ka qyteti. Do të jemi ma të fuqishëm sepse kemi një ekip edhe më të fuqishëm dhe do ta bëjmë atë që se ka bërë askush. Votoni njerëz të devotshëm njerëz të cilët në çdo kohë do të jenë pranë jush. Votoni AKR-në në numrin 149 dhe asambleistët e AKR-së.”, tha Mehmeti./arbresh.info/

 

Të ngjashme