Google ADS

Mashtronte të moshuarit përmes telefonit, Gjykata e Tiranës ekstradon amerikanen

14:03 | 15 Tetor 2021
A. B.

Gjykata e Tiranës ka vendosur ditën e sotme ekstradimin në SHBA të 74-vjeçares, Lyda Jolanda Harris, e cila ishte arrestuar nga policia që muajin gusht të këtij viti.

Harris ishte ajo e cila kërkoi ekstradimin e menjëhershëm nëpërmjet avokatit të saj, Arben Prenga.

Ajo akuzohet për mashtrim nga autoritetet amerikane dhe është ndaluar në Shqipëri vetëm pak para se të largohej në drejtim të Gjermanisë e prej nga aty në Kanada. Sipas hetimeve, Harris është e përfshirë në skemë mashtrimi të qytetarëve amerikanë, të cilëve u kërkonte para duke u thënë se një i afërm i tyrë ishte aksidentuar dhe kishte nevojë për ndihmë. Organizata ku bën pjesë Harris, ka marrë para nga viktimat. Në momentin që siguron paratë, organizata i pastron ato, përmes llogarive bankare, përfshirë dhe ato të Harris, ose duke u investuar në kriptomonedha. /dosjaal

Të ngjashme