Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot priti në takim ministrin alternativ për Punëve të Jashtme të Greqisë, i ngarkuar me Çështjet Evropiane, Miltiadis Varviciotis, i cili ndodhet për vizitë pune në vendin tonë.
Kryeministri Zaev i dëshiroi mirëseardhje ministrit alternativ për Punëve të Jashtme të Greqisë, i ngarkuar për Çështjet Evropiane Varviciotis dhe anëtarëve të delegacionit të tij dhe theksoi se vizita e tyre realizohet në një periudhë të bashkëpunimit intensiv dypalësh midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, e cila që nga Marrëveshja e Prespës zgjerohet dhe rritet çdo ditë.
Në takim, si veçanërisht të rëndësishme u theksuan projektet në energjetikë, si një veprimtari strategjike dhe prioritare për të dy vendet, për të cilat dëshmojnë projektet tashmë të konfirmuara për bashkëpunim dhe investime të përbashkëta që kanë rëndësi dhe potencial të fortë rajonal.
Gjatë bisedës, nga të dyja palët u theksua kënaqësia e investitorëve grekë për bashkëpunimin me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, e cila, siç u tha, është një motiv shtesë dhe dërgon një mesazh të fortë se komuniteti afarist i Republikës Greke ka një mjedis miqësor për investime në vendin tonë.
Në takim u konfirmua se është me interes të jashtëzakonshëm reciprok dhe synim strategjik i të dyja vendeve që Maqedonia e Veriut sa më shpejtë të fillojë negociatat e aderimit me BE-në dhe se Greqia në atë drejtim do të vazhdojë me mbështetjen e saj të fortë.
Kryeministri Zaev theksoi se për Republikën e Maqedonisë së Veriut, përparimi në integrimin në BE kryesisht duhet të varet nga reformat e vendit që lidhen me arritjen e standardeve evropiane, dhe jo nga çështjet dypalëshe dhe se në këtë drejtim vendi ka arritur përparim të madh në harmonizimin e legjislacionit të vendit me atë të BE -së, si rezultat i procesit intensiv të reformave dhe evropianizimit të të gjitha segmenteve të shoqërisë.
Në takim, Kryeministri Zaev përsëriti se është e hapur ftesa e Kryeministrit të Greqisë Kirjakos Micotakis për të vizituar Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe se çdo vizitë, siç është ajo e ministrit alternativ për Punë të Jashtme të Greqisë, i ngarkuar për Çështje Evropiane, Miltiadis Varviciotis, është kontribut për avancimin e miqësisë mes dy vendeve. /alsat
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...