Anonymous ka prezantuar armën e fundit “Rickrolling” në luftën e tyre kundër ISIS-it.
Grupi i hakerëve ka shfrytëzuar fuqinë madhështore të Rick Astley-it për të bërë botën një vend më të sigurt, shkruan arbresh.info. Bazuar në ‘Digital Spy’, grupi ka ndërprerë prezencën online të organizatës së tyre terroriste duke zëvendësuar propagandën e tyre me këngën hit të Astey-it “Never Goona Give You Up” të viteve të 80’ta.
Qëllimi është për të bërë më të vështirë për xhihadistët qasjen në përmbajtje ekstremiste online duke postuar linqe që duket të jenë material i Shtetit Islamik, por në fakt është Rick Astley ai që është duke e bërë këtë.
Anonymous lansoi fushatën anti-terroriste pas sulmit në Paris duke i shpallë luftë organizatës terroriste si dhe duke lëshuar udhëzime bazike se si të luftojmë ata online, transmeton arbresh.info.
Kjo vjen pasi ekspertët kanë paralajmëruar që strategjia e ISIS-it në rrjete sociale është mjeti i tyre më i fuqishëm që iu lejon të komunikojnë dhe ndikojnë tek njerëzit në mbarë botën.
Hakerët gjithashtu kanë filluar të lëshojnë thurjet #RickrollDaesh në Twitter./arbresh.info
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut