Google ADS

Raporti për Kosovën në Këshillin e Sigurimit diskutohet në orën 16:00

13:32 | 15 Tetor 2021
arbresh.info

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në takimin e radhës së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, lidhur me raportimin periodik të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për zhvillimet në Kosovë.

Fjalimi i Presidentes do të jetë sot (15 tetor) nga ora 16:00, sipas kohës së Kosovës.

Portali arbresh.info do t’u sjellë drejpërdrejt diskutimin e raportit për Kosovën.

Pas prezantimit të raportit për Kosovën nga, Zahir Tanin, përfaqësues i  Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, do të flasin përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë.

Më pas marrin fjalën përfaqësuesit e vendeve anëtare. Në diskutim pritet të përmenden e zhvillimet e fundit në veri të vendit./arbresh.info/

Osmani do të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme