Google ADS

Protesta në Itali kundër Certifikatës Shëndetësore Covid-19

12:57 | 15 Tetor 2021
A. B.

Certifikata shëndetësore COVID-19, nga sot, është bërë e detyrueshme për të gjithë punëtorët në Itali.

E ky vendim i ka detyruar të gjithë punonjësit e sektorit publik dhe privat të dalin në protesta, shkruajnë mediat italiane transmeton arbresh.info

“Corriere” raporton për protesta në të gjitha qytetet italiane, ku punonjësit janë mbledhur në dyert e institucioneve dhe ndërmarrjeve private duke kërkuar të futen në punë pavarësisht insistimit të kontrollorëve për të treguar certifikatën.

Përmes certifikatës punonjësve iu kërkohet të dëshmojnë se janë vaksinuar kundër sëmundjes, janë shëruar nga infeksioni, ose kanë rezultuar negativë ndaj tij.

Kjo konsiderohet si një ndër masat më të ashpra të ndërmarrë në Europë kundër koronavirusit, ndërsa shefi i qeverisë italiane Draghi është shprehur se nuk do të bëjë asnjë hap pas duke mos pranuar kërkesën e bizneseve për shtyrjen e datës së detyrimit.

Matteo Salvini tha gjatë protestës në Viçenza se Italia ishte i vetmi vend në botë që iu kërkon punonjësve certifikatë për të punuar.

Përtej qasjes politike dhe shëndetësore, vendimi në fjalë pritet të ketë një kosto financiare për Italinë, e cila sipas përfaqësuesve të bizneseve parashikohet të arrijë deri në 500 milion euro në muaj për shkak të pengesave që do të kenë punonjësit të punojnë.

Përndryshe, certifikata kërkohet për hyrjen edhe në bare, restorante, kinema dhe stadiume futbolli. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme