Të dielën Kosova voton për zgjedhje lokale, kjo ka bërë që të këtë ndryshim edhe në planin mësimor në gjithë territorin e Kosovës.
Zëvendësministër i Arsimit, Dukagjin Pupovci në një konferencë për media ka thënë se në shkollat që janë qendra votimi, mësimi do të mbahet online, shkruan arbresh.info.
“Të dielën do të mbahen zgjedhjet lokale dhe një numër i konsiderueshëm i shkollave janë qendra të votimit, kështu që me datën 18 tetor duke marrë parasysh kushtet e pandemisë është vendosur që në këto shkolla që janë qendra votimi të punohet me skenarin C, pra me anë të mësimit në distancë”, tha Pupovci.
Zv/ministri deklaroi se në shkollat e tjera mësimi do të vazhdojë rrjedhën normale.
“Shkollat e tjera të cilat nuk janë qendra të votimit vazhdojnë punën e tyre normalisht sipas planifikimeve paraprake, ndërkaq me datën 19 tetor besojmë se mësimi do të fillojë në të gjitha shkollat pa ndonjë dallim”, u shpreh ai.
Tutje, Pupovci tha se ekziston një obligim i drejtorive komunale të arsimit që t’i dezinfektojnë këto hapësira dhe t’i ajrosin mirë në mënyrë që ato të jenë të sigurta për nxënësit dhe mësimdhënësit. /arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...