Google ADS

Shpërthim me bombë në xhaminë afgane gjatë faljes së namazit, raportohet për viktima

11:47 | 15 Tetor 2021
A. B.

Një shpërthim goditi një xhami shiite gjatë lutjeve të së Premtes në qytetin afgan të Kandahar ka lënë të vdekur një numër të madh njerëzish.

Mediat lokale po raportojnë se shpërthimi ndodhi në xhaminë Iman Bargah dhe se një numër njerëzish kanë mbetur të vdekur, shkruan bbc transmeton arbresh.info

Shkaku i shpërthimit nuk është ende i qartë, por dyshohet për një sulm vetëvrasës.

Talibanët pushtuan Kandahar, qytetin e dytë të Afganistanit më 13 gusht gjatë një ofensivë rrufeje.

Korrespondenti i BBC-së në Afganistan, Secunder Kermani shkroi në Twitter se IS-K, një degë lokale e Grupit Shteti Islamik, pritet të thotë se ata ishin prapa sulmit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme