Mbretëresha Elizabeta II është filmuar në një bisedë private me Dukeshën e Cornwall dhe Elin Jones, zyrtarin kryesues të Senedd, në lidhje me samitin e klimës.
Mbretëresha ka thënë se është e irrituar nga mungesa e përparimit në çështjet e klimës përpara samitit të ndryshimeve klimatike COP26 në Glasgoë, shkruan Sky, transmeton portal arbresh.info
Ajo ka kritikuar liderët botërorë, ndërsa ka thnënë se se ata po “flasin, por nuk bëjnë asgjë”.
Sekretari i Transportit Grant Shapps i tha Sky News se “komentet e bëra në mënyrë private duhet të qëndrojnë private”.
Mbretëresha do të marrë pjesë në një pritje diplomatike në samit, me Princin e Uellsit, Dukeshën e Cornëall dhe Dukën dhe Dukeshën e Kembrixhit.
Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai kinez Xi Jinping nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.
Pallati Buckingham nuk pranoi të komentojë vërejtjet e Mbretëreshës.
Më herët të enjten, nipi i Mbretëreshës, Princi William kritikoi garën në hapësirë, duke thënë se kjo e heq punën e nevojshme për të shpëtuar planetin./arbresh.info/
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...