Pasditen e së enjtes, në Fushë Kosovë, është djegur një banesë ku është lënduar një femër.
Siç njofton policia e Kosovës, ajo është shpëtuar nga FSK-ja dhe policia, të cilët kanë ndërhyrë në kohën e duhur duke e nxjerrë nga banesa që ishte kapluar nga zjarri, transmeton arbresh.info.
Sipas ekspertëve është konstatuar se zjarri është shkaktuar nga energjia elektrike.
“Rr. Dardania, Fushë Kosovë, 14.10.2021 – 16:09. Raportohet se një banesë është kapluar nga zjarri, njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë takuar 2 zyrtar policor dhe 6 pjesëtarë të FSK-së të cilët e kishin hapur derën e banesës me forcë dhe e kishin nxjerrë nga banesa viktimën femër kosovare, të cilës i është ofruar tretman mjekësor. Gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë dal eksperti i zjarrit dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. Dyshohet se deri te zjarri ka ardhur nga energjia elektrike. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin policor. /arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...