Pas vendimit për anulimin e pagesës së rrymës në katër komunat veriore në periudhën 2012-2017,Gjykata e ka detyruar KEDS-in të bëjë kthimin e mbi 40 milionë eurove për t’i kompensuar dëmin konsumatorëve të cilët janë faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës, shkruan arbresh.info.
Por si pritet të bëhet kjo dhe si do duhej të rregullohej për arbresh.info, nga shoqata “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, tha se ekziston rreziku që ato të holla të keqpërdorën, nëse Qeveria e Kosovës nuk krijon një fond.
Kaçaniku tha se si organizatë kanë propozuar që të ndahet një fond nga ku do të shpërndahen tek qytetarët por që sipas tij ekziston rreziku që dikush të përfitoj nga ky fond.
“Çka duhet të bëjë më tutje, është shumë e vështirë që këto mjete t’i kthehen qytetarit konsumator sepse ai që duhet t’i kthej këto do të marr para të majme për menaxhim. Ne si organizatë propozojmë që këto mjete të ndahen në një fond të veçantë nga i cili në të ardhmen do të kompensohen qytetarë konsumator nga të gjitha trajtat tjera të mashtrimeve dhe abuzimeve ndaj tij. Unë kam frik se nga ky shërbim dikush do të marr para të majme, prandaj po e shoh të arsyeshme që të hapet ky fond nga i cili do të mbrohet qytetari konsumator taksapagues, pasi që Qeveria është bashkëpunëtorë e dallavereve”, tha Kaçaniku.
Kaçaniku shtoi se që për gati 10 vite si organizatë kanë kërkuar nga ZRRE që kjo të ndalohet.
“Qeveria duhet me ne dëgjua qytetarin konsumator, sepse ka obligim ndaj tij. E Qeveria nuk po na dëgjon as kjo as ato të përparmet me vetë faktin se organizata Konsumatori ka mbi 10 vite që ka është bërë në dëm të qytetarit konsumator të energjisë elektrike, pagues i rregullt që ka dëshmuar patriotizëm të lartë ekonomik. Ne kemi kërkuar kaherë dhe kjo është në evidencën e ZRRE-së, e ZRRE-ja është faji i Qeverisë sepse ZRRE-ja ka punuar sipas pilotit të dirigjimit të Qeverisë”, deklaroi Kaçaniku.
Të mllefosur për këtë çështje tash e sa vite janë edhe vetë qytetarët pasi që kishte nga ata që për 12 vite po paguanin obligime jo të vetat.
Qytetari Sejdi Ahmeti për arbresh.info tha se tash e 12 vite paguan për diçka që nuk do duhej, madje ai apelon tek Qeveria që këto para tu kompensohen.
“Unë kam pagua prej 2012. Publikisht po i bëjë apel Qeverisë e kushdo që mundet me ndreq në mënyrë që me na u kthy parat tona”, tha Sejdi Ahmeti.
E Hyzer Zhuja, qytetar për arbresh.info tha se vendimi i gjykatës është vonuar.
“Ato as nuk është dashtë me u ba një gjë e tillë sepse ata janë lazdru tepër çdo gjë shkon në dobi të tyre dhe ajo shkon në dëm tonin, edhe duhet të vetëdijesohen edhe ti paguajnë si çdo qytetarë tjetër nëse mënojnë që duhet me kanë qytetarë të Kosovës, por ata nuk po mendojnë që duhet të jenë. Vendimi i gjykatës është shumë i vonuar por strukturat qeveritare edhe qeverive të kalume edhe të kësaj nuk janë në nivel ata duhet të paguajnë çdo gjë”, tha Hyzer Zhuja.
E reagim pati edhe nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj).
Ata bëjnë të ditur se vendimi edhe për kompensim të konsumatorëve të dëmtuar është vetëm hap i parë drejt përligjjes së kësaj të drejte.
“Tash, mbetet që Gjykata e Apelit dhe Supreme të vërtetojnë këtë vendim. Deri atëherë KMDLNj shpreson se nuk do të ketë ndërhyrje politike në vendimmarrje, aq më parë që vet vendimi për kompensim të padrejtë të katër komunave të veriut të Kosovës ka qenë dhe mbetet një vendim politik”.
Po ashtu KMDLNj, ka reaguar edhe ndaj fryrjes së faturave të energjisë, duke e cilësuar si diskriminues.
“KMDLNj gjithmonë ka denoncuar fryrjen e faturave të energjisë për konsumatorët e rregullt që e ka cilësuar si vendim diskriminues, pjesërisht edhe racist dhe shkelje e drejtave të njeriut, që e cenon barazinë e të gjithë qytetarëve të garantuar dhe me Kushtetutën e Kosovës. Faturimi diskriminues për rrymën e shpenzuar përbën të gjitha elementet e veprës penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare përmes falsifikimit të dokumenteve (faturave ) dhe paraqitjes së pavërtetë të gjendjes. KMDLNj e pret që kur të merret vendimi përfundimtar atëherë do të adresohet edhe përgjegjësia penale e shpërdoruesve të pozitës zyrtare”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.
Kujtojmë që ky vendim i Gjykatës erdhi pas ankesës së Avokatit të Popullit./S.D/arbresh.info/
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...