Protestat në Bejrut lanë të vdekur gjashtë presona, e premtja ditë zie

08:46 | 15 Tetor 2021
A. B.

Pas vdekjes së gjashtë personave dhe dhjetërave të plagosurve në protestat në Bejrut, Libani e ka shpallur të premten ditë zie.

Të shtënat me armë shpërthyen gjatë një proteste, mes përkrahësve të Hezbollahut dhe atyre të lëvizjes Amal, që kërkonin largimin e gjykatës Tarek Bitar, shkruan bbc transmeton arbresh.info

Banorët e zonës ku po zhvillohej protesta u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Tensionet janë rritur rreth hetimit për shpërthimin në portë, pasi Hezbollahu akuzon gjykatësin se në mënyrë të padrejtë ka veçuar ish-ministrat e qeverisë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme