Google ADS

Bashkëjetoi me të miturën nën 16 vjet, policia arreston të dyshuarin pasi ishte në arrati

08:41 | 15 Tetor 2021
S D

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar , ka arritur që sot në orët e hershme të mëngjesit 06:30 të arrestojë një person në shtëpinë e tij,  me inicialet B.T (M/K) i moshës 19 vjeçar, transmeton arbresh.info.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare’’, me dënim burgimi prej tri viteve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme