Rritet bitcoin, kriptovaluta i afrohet 60 mijë dollarëve

08:32 | 15 Tetor 2021
S D

Monedha dixhitale, Bitcoin po vazhdon të rritet përkundër paralajmërimeve se vlera e tij do të zbret.

Bitcoin arriti në 60 mijë dollarë në orët e para të ditës së premte (sot), që është më i larti në gjashtë muajt e fundit, raporton coindesk.

Pozitiviteti në treg u shkaktua nga raportet mbi miratimin e mundshëm të ETF-it të parë amerikan të bitcoin (fondi i tregtuar në këmbim).

Bitcoin u rrit me 3.87 për qind dhe arriti në 59.539 dollarë në 01:51 sipas kohës Lindore.

Etherum u rrit 1.23 për qind në të njëjtën kohë – në 3,837 dollarë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme