Ish -Presidenti Bill Clinton u pranua në njësinë e kujdesit intensiv të Universitetit të Kalifornisë Irvine, pas një infeksioni të traktit urinar, e që u përhap në gjakun e tij, thanë mjekët e tij për CNN të enjten, transmeton arbresh.info.
CNN raporton se ai po trajtohet në Njësinë e Kujdesit Intensiv për një infeksion të mundshëm të gjakut të njohur si sepsis.
“Të martën në mbrëmje, ish-Presidenti Clinton u pranua në Qendrën Mjekësore UCI për të marrë trajtim për një infeksion jo të lidhur me COVID-19″, tha zëdhënësi i tij, Angel Urena, në një deklaratë për media.
Clinton është në humor të mirë, ka folur me familjen dhe stafin, si dhe ka qenë në këmbë dhe ka ecur, sipas mjekëve dhe stafit të tij.
Clinton në vitin 1999 ishte president i SHBA-së dhe njëri ndër personat vendimtarë për intervenimin e NATO-s në Kosovë./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...