Drejtori ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit (WFP) të Kombeve të Bashkuara (OKB), David Beasley, tha se uria ka arritur nivele rekorde në Afganistan dhe bëri thirrje për ndihmë urgjente ndërkombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Beasley, drejtori ekzekutiv i WFP-së, një nga agjencitë e OKB-së me seli në Romë, tërhoqi vëmendjen për rritjen e krizës së urisë në Afganistan në një postim në llogarinë e tij në Twitter.
“Një numër rekord afganësh janë të uritur. Aktualisht, një milion fëmijë rrezikohen të vdesin nga kequshqyerja nëse nuk ndërmerren veprime urgjente. Do të jetë katastrofike nëse ndihma ndërkombëtare nuk arrin së shpejti. Kjo është një luftë kundër urisë”, tha Beasley.
Përfaqësuesja e WFP-së për Afganistanin, Mary Ellen McGroarty, më parë ka deklaruar se kriza humanitare në vend “po përshkallëzohet me një shpejtësi të pabesueshme”.
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...