Britania e Madhe ka nevojë urgjente për 800 kasapë, ofron viza për gjashtë muaj

01:29 | 15 Tetor 2021
Trina Galanxhi

Britania e Madhe do të ofrojë viza gjashtë mujore për 800 kasapë, si një çështje urgjente për shkak të mungesës së punës dhe ndërprerjeve në zinxhirët e furnizimit për kasapët e huaj, tha Ministri i Mjedisit George Eustice.

Fermerët në të gjithë vendin shpjegojnë se Brexit dhe pandemia e koronavirusit kanë shkaktuar një eksod të vërtetë të punëtorëve nga Europa Lindore që punonin si kasapë nëpër fabrikat e përpunimit të mishit, transmeton portal arbresh.info

“Ne do të lejojmë që punëtorët nga thertoret dhe fabrikat e përpunimit të mishit të vijnë për gjashtë muaj si pjesë e programit të punëtorëve sezonalë,” shpjegoi Eustice.

“Kjo do të na ndihmojë të zgjidhim problemin e shumë derrave në ferma dhe të mundësojë prodhuesit e mishit të therin sa më shumë derra të jetë e mundur,” shtoi ministri.

Sipas tij, për momentin janë të nevojshëm 800 kasapë.

Ai shpjegoi gjithashtu se industria e prodhimit të derrave, dhe industria ushqimore në përgjithësi, humbën një numër të madh të punëtorëve për shkak të pandemisë së koronavirusit, dhe jo për shkak të Brexit.

“Ata mund të kishin qëndruar, por shumë prej tyre donin të ishin me familjet e tyre gjatë periudhës së vështirë të pandemisë, kështu që ata u larguan nga Britania,” tha Eustice.

Ai njoftoi gjithashtu se rregullat e transportit për drejtuesit e Bashkimit Europian do të lehtësohen dhe se ata do të jenë në gjendje të udhëtojnë në Britani sa herë të duan gjatë periudhës dyjavore./guardian/ arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme