Google ADS

Fifi përlotet nga xhelozia për Granitin: E kuptoj se si e sheh Semin

00:33 | 15 Tetor 2021
Trina Galanxhi

Afrimiteti mes Fifit dhe Granitit po gjen ulje-ngritje të reja çdo ditë e më shumë.

Këtë herë “krisjen” në këtë marrëdhënie e ka nxitur Fifi, e cila duket se nuk e përballon dot vëmendjen që Graniti i jep vajzave të tjera të shtëpisë.

Fillimisht këngëtarja nuk ka hezituar të nisë ironitë dhe batutat për afrimitetin mes Semit dhe Granitit, ndërsa ky i fundit reagoi i paqartë për atë që po dëgjonte.

Pak minuta më pas Fifi ka qëndruar e vetme në shtratin e saj, e përlotur teksa i thotë Granitit se nuk dëshiron që të bëhet pengesë përballë një mundësie mes tij dhe Semit.

“Unë e di se si e sheh ti atë dhe nuk dua të të bëj presion“,- tha Fifi.

Graniti nga ana tjetër e mohoi këtë mundësi dhe i tha se s’duhet ta lodhë veten me të tilla mendime por të gjallërohet dhe të qeshë.

”Nëse do kisha pëlqim për të do kisha flirtuar me të, më jep mundësinë të të tregoj që jam i vërtetë’‘,- përmbylli diskutimin Graniti./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme