Google ADS

Sekuestrohen mijëra euro në Itali, do transportoheshin me autobus drejt Shqipërisë

00:08 | 15 Tetor 2021
Trina Galanxhi

Autoritetet italiane kanë kapur një sasi prej 70 mijë eurosh të padeklaruara, të cilat do të transportoheshin me autobus për në Shqipëri.

Mediat raportojnë se sasia e parave do transportohej me autobus përmes portit të Brindizit.

Eurot, të cilat ishin paketuara në një zarf ishin fshehur në shkallët hyrëse të autobusit, ndërsa policia arrestoi shoferin e mjetit.

Kunjat e reja, me të cilat ishte fiksuar qilimi që mbulonte njërën nga shkallët në hyrje të autobusit nuk kaluan pa u vënë re nga inspektorët, të cilët pasi bënë kontrollin gjetën sasinë prej 70 mijë euro./shekulli/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme