Sipas matjeve të fundit të opinionit publik, në Prishtinë parashihet të ketë balotazh, ku në garë prinë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia me mbi 46 përqind i ndjekur nga kandidati i LDK-së, Përparim Rama me mbi 25 përqind.
Sipas sondazhit të realizuar nga profesori Tomor Qela, “Matjet e Opinionit Publik”, të shpalosura në Klan Kosova, del se në kryeqytet do të ketë balotazh mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Rezultatet e këtij sondazhi kur hiqen kategoritë e papërcaktuara dhe shpërndahet vota e tyre: Arben Vitia (VV) 47,98%, Përparim Rama (LDK) 26,01%, Uran Ismaili (PDK) 19,9%, Daut Haradinaj (AAK) 5,7%, Gëzim Mehmeti (AKR) 0,41%
Në ndërkohë rezultati i sondazhit kur përfshihen edhe kategoritë e papërcaktuara, pra ata që janë deklaruar se nuk e dinë se për kë do të votojnë është:
Arben Vitia (VV) 46,3%, Përparim Rama (LDK) 25,10%, Uran Ismaili (PDK) 19,2%, Daut Haradinaj (AAK) 5,5%, Gëzim Mehmeti (AKR) 0,4% dhe nuk e di 3,5%.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...