Penza e ka mundur në finale Prishtinën me rezultat 65:71 (28:21, 13:15, 11:21, 13:14), duke fituar Superkupën Mbarëkombëtare, që u organizua për herë të parë nga Liga Unike, transmeton arbresh.info.
Skuadra e Prishtinës e nisi ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi në çerekun e parë, ku më e larta ishte 28:19, derisa kjo pjesë përfundon me shifrat 28:21.
Periudha e dytë ishte më e barabartë, ku edhe pse skuadra prishtinase kishte dhjetë pikë epërsi 39:29, vashat pejane ngushtojnë shifrat në 41:36, sa përfundoi pjesa e parë.
Penza e nisi më mirë pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, duke barazuar rezultatin në 48:48, si dhe të kalojë në epërsi, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 52:57.
Skuadra pejane vazhdoi me lojë të mirë edhe në 10 minutat e fundit, duke ngritur epërsinë në 56:65, dhe arriti të menaxhojë lojën deri në fund, duke triumfuar me rezultat 65:71.
Rael Whitsitt u shpall MVP e Superkupës Mbarëkombëtare, ku në finale shënoi 21 pikë e 14 kërcime.
Kupën kapitenes së Penzës, Valbona Bytyqi ia dorëzoi kryetari i Bordit të Ligës Unike, Ilir Trebicka./arbresh.info/
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...
Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dh...
Ismajli injoron pyetjen për merkaton, thotë se ndaj Ukrainës...