Google ADS

Tetë të vdekur nga Covid-19 në Maqedoninë Veriore

19:51 | 14 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Tetë persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në Maqedoninë Veriore gjatë 24 orëve.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë janë regjistruar 421 raste me Covid-19, ndërsa 395 pacientë janë shëruar.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 195.963, prej të cilëve 181.473 janë shëruar.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 6.602.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.333.204 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.900 teste të kryera gjatë ditës së fundit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme