Kinematografia shqiptare në Paris

07:00 | 26 Nëntor 2015
Arbresh.info

“Nëntori i dytë”e “Tomka dhe shokët e tij” do të jenë dy filmat që do të ekranizohen në Paris, për publikun francez e jo vetëm në kuadër të projektit“Kinemaja shqiptare. Dy filmat e njohur për publikun shqiptar do të shfaqen më 27 nëntor për publikun francez, aktivitet i cili promovon kinematografinë shqiptare.

Filmi “Nëntori i dytë” i regjisorit Viktor Gjika, i prodhuar në vitin 1982 ka në qendër ngjarjen e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, ndërsa “Tomka dhe shokët e tij”është film i regjisores Xhanfise Keko, i cili u restaurua tri vjet më parë në librarinë e kongresit në Uashington, pas 37 vitesh nga momenti i prodhimit. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit në Shqipëri bën të ditur se në Paris do të mbahet gjithashtu edhe një tryezë e rrumbullakët ku do të diskutohet për kinematografinë shqiptare para viteve ‘90. Filmat do të shfaqen në EHESS, Salle Lombard, 96 Boulevard Raspail, 75006 Paris.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme