Qeveria e Kosovës nuk e ka ndërmend të shkarkojë ministrin për Komunitete dhe Kthim Goran Rakiq, pas deklaratave në lidhje me aksionin e policisë në Mitrovicën veriore, shkruan arbresh.info.
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, aksionin e djeshëm të policisë së Kosovës kundër kontrabandës në disa zonë të Kosovë, përfshirë veriun e Mitrovicës, e krahasoi me “natën e kristaltë”, duke thënë se serbët nuk durojnë më.
Pas kësaj deklarate të tij, në Kosovë u kërkua shkarkimi i ministrit nga kryeministri Kurti.
Ndërkaq, për arbresh.info zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu tha se nëse Kurti do ta shkarkonte Rakiqin do ta kthente atë në një çështje pa qenë fare madje ai tha se e gjitha qëndron në atë se Serbia nuk po mund ti mobilizojë serbët e Kosovës kundër Qeverisë Kurti.
“Nëpërmjet veprimeve tona ne po prekim nervin e çështjes. Në njërën anë po vendosim rend dhe ligj duke luftuar krimin e organizuar dhe anën tjetër po shpërfaqim destruktivitetin e Serbisë dhe karakterin e vërtetë të udhëheqësve të saj. Ata nuk po arrijnë të mobilizojnë serbët e Kosovës kundër Qeverisë sonë. Prandaj po përpiqen që të nxisin konflikte të brendshme qeveritare dhe kështu të mobilizojnë serbët e Kosovës kundër qeverisë. z.Rakiq nuk është çështje këtu. Shkarkimi i tij do ta bënte çështje”, tha Kryeziu.
Ndërkaq deklarata e Ministrit Rakiq gjatë ditës dje nxiti reagime, e ku u kërkua edhe shkarkimi i tij.
“Nuk mund të durojmë më, ka mbetur vetëm ajrin të na e marrin, kjo ka qenë si Nata e Kristalit për ne, ky takim me Vuçiqin është më i rëndësishmi, është derdhur gjak serb mbi xhamat e thyer”, ka deklaruar Rakiq.
Për këtë deklaratë shtyri ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, të reagojë.
“Ndaloni! Krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me “natën e kristaltë” është i papranueshëm. Krahasime të tilla kontribuojnë drejt rrëfimeve të shtrembërimit dhe mohimit të Holokaustit”, ka shkruar ambasadori gjerman.
Kujtojmë se “Nata e Kristaltë” e quajtur edhe Nata e Xhamit të Thyer e 9 dhe 10 nëntorit të vitit 1938, ishte nata kur nazistët gjermanë sulmuan hebrenjtë dhe pronat e tyre./arbresh.info/
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...