Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim drejtoreshën menaxhuese të BERZH-it për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Charlotte Ruhe, thuhet një njoftim dërguar për portalin arbresh.info.
Guvernatori Mehmeti ka njoftuar të pranishmit me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe masat e ndërmarra nga ana e BQK-së, që nga fillimi i pandemisë, të cilat kanë ndikuar që sektori në fjalë të mbetet stabil dhe likuid, duke qenë i gatshëm për të ndihmuar në çdo kohë qytetarët dhe ekonominë e vendit
“Guvernatori falënderoi BERZH-in për bashkëpunimin dhe projektet e realizuara deri më tani, derisa shprehu gatishmërinë dhe interesimin që dy institucionet të avancojnë tutje me bashkëpunimin e përbashkët. Nga ana tjetër, Ruhe dhe zyrtarët tjerë të BERZH-it vlerësuan lart masat e ndërmarra nga BQK-ja, të cilat kanë ndikuar në ruajtjen e stabilitetit financiar në vend dhe gjithashtu falënderuan Guvernatorin Mehmeti për informacionet e ofruara, si dhe shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin në mes të dyja institucioneve” thuhet në njoftim. /arbresh.info/
Sot mbahet mbledhja e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës
Çfarë do ndodhë më 23 dhjetor? Berisha zbulon skenarin e pro...
Kosova e mbyll vitin në vendin e 99-të në renditjen e FIFA-s
Dëbimet e emigrantëve në SHBA, arrijnë nivelin më të lartë t...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Kurti merr pjesë në përurimin e rrugës Nacionale N2 Prishtin...