Dëborën e parë të këtij viti nuk e ka pritur vetëm Korça, këtë të enjte reshje dëbore ka pasur edhe në Malin e Gramozit në Kolonjë, në Mokër të Pogradecit dhe në disa fshatra të Bulqizës.
Reshjet e dëborës mbuluan pjesën më të madhe të juglindjes në Korçë, duke përshirë zonat e Mashkullorës, Voskopojës, Lekasit, Dardhës, Velçanit, si dhe majën e Bigallës në Dardhë.
Mësohet se trashësia e dëborës në Panarit ka shkuar deri në 5 cm, ku në kushte të tilla drejtuesve të mjetëve ju kërkohet që në aksin Shtyllë-Panarit të lëvizin vetëm me zinxhirë.
Ndërkohë reshje dëbore janë shënuar edhe disa fshatra të Bulqizës, veçanërisht në fshatrat e njësisë administrative Zerqan dhe Martanesh, Tërnovë e Madhe dhe Tërnovë e vogël.
Deri më tani situata paraqitet e normalizuar, pasi reshjet në të gjitha zonat kanë qenë të lehta dhe nuk kanë shkaktuar probleme./tch
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...