Tentoi të udhëtojë me dokumente të falsifikuara, shtetasi shqiptar arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

10:53 | 14 Tetor 2021
A. B.

Dje është arrestuar një shtetas i Shqipërisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ku thuhet se i dyshuari ka tentuar të udhëtojë me dokumente të falsifikuara, shkruan arbresh.info

Ky rast me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Aeroporti i Prishtinës Adem Jashari, 13.10.2021 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti me dokument të falsifikuar – vizë të një shteti perëndimor, të cilën e kishte pas të vendosur në pasaportën e tij kishte tentuar të udhëtoj. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/

Të ngjashme