Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se ka formuar një ekip të ri me qëllimin e hulumtimit të origjinës së koronavirusit.
Sipas OBSH-së ky është “shansi i fundit” për të përcaktuar origjinën e virusit SARS-CoV-2 dhe i kërkoi Kinës të sigurojë të dhëna nga rastet e hershme, transmeton portal arbresh.info
Rastet e para me koronavirus janë raportuar në qytetin qendror në Ëuhan në dhjetor të vitit 2019. Kina ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur teoritë se virusi ka rrjedhur nga një nga laboratorët e saj dhe ka thënë se nuk ka nevojë për më shumë vizita.
Ekipi i mëparshëm i OBSH-së kaloi katër javë brenda në Ëuhan, bashkë me shkencëtarët kinezë, dhe tha në një raport të përbashkët në mars se virusi ndoshta ishte transmetuar nga lakuriqët tek njerëzit përmes një kafshe tjetër, por kërkime të mëtejshme ishin të nevojshme.
Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus ka thënë se hetimi është penguar nga mungesa e të dhënave të papërpunuara që kanë të bëjnë me ditët e para të shpërthimit dhe ka bërë thirrje për kontrolle laboratorike.
OBSH të mërkurën emëroi 26 anëtarët e propozuar të Grupit të saj Këshillimor Shkencor mbi Origjinat e Patogjenëve të Ri (SAGO).
Në ekip bëjnë pjesë Marion Koopmans, Thea Fischer, Hung Nguyen dhe eksperti kinez i shëndetit të kafshëve Yang Yungui, të cilët morën pjesë në hetimin e përbashkët në Ëuhan.
Chen Xu, ambasadori i Kinës në OKB në Gjenevë, tha në një konferencë shtypi të veçantë përfundimet e studimit të përbashkët ishin “mjaft të qarta”, duke shtuar se pasi ekipet ndërkombëtare ishin dërguar në Kinë dy herë tashmë, “është koha për të dërguar ekipe në vende të tjera vende”./Reuters/ arbresh.info/
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre