Libraria “Dukagjini” dhe Shtëpia Botuese nisën eventin “Lexojmë në Librarinë Dukagjini”.
Këtë njoftim e bëri të ditur edhe vetë Libraria “Dukagjini” përmes një njoftimi një Facebook, shkruan arbresh.info.
E ftuara e parë ishte këngëtarja e njohur Adelina Ismajli, e cila lexoi lektyrën për fëmijë: “Tregimi i lepurit Piter”, në prani të nxënësve, e cila me energjinë e saj bëri për vete të gjithë fëmijët.
“Ajo u befasua nga fëmijët, se sa bukur rrëfenin ngjarjet e lepurit Piter, si dhe për vëmendjen e tyre dhe dëshirën për shpjegimin e librit. Ky aktivitet ka qëllim kyç promovimin e librave dhe leximit përmes personazheve publike, që janë influencuesit më të mëdhenj për fëmijët, ngase i ndjekin në media tradicionale dhe sociale”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua