Google ADS

E bëri babain e tij për spital, arrestohet 33 vjeçari

08:33 | 14 Tetor 2021
Arbresh.info

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, nën dyshimin se ka rrahur babain e tij. I arrestuari është një 33 vjeçar nga Kaçaniku.

Viktima, në këtë rast babai i të dyshuarit kishte marrë tretman mjekësor si pasojë e plagëve të marra nga i biri, shkruan arbrsh.info.

Kështu ka bërë të ditur drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj përmes n

“Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 20:30 ka pranuar një informacion se në një shtëpi banimi në Kaçanik është një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet SH.D (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj prindit të tij, duke i shkaktuar lëndime trupore, ku viktima ka marr  tretman mjekësorë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari ,  sipas policisë  është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj  është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme