Kandidati i AAK-së për Dragashin, Agron Gashi, ka prezantuar programin e tij të cilin thotë se e ka hartuar duke u mbështetur në pozitën gjeografike, resurset natyrore dhe problemet e qytetarëve të kësaj komune.
“Kemi për synim zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë së kësaj komune, bimët aromatike që ndodhen në këtë komunë dhe turizmin. Infrastruktura, arsimi dhe shëndetësia janë marrë si sektorë në vete. Komuna e Sharrit është e njohur me një pozitë gjeografike me lartësi 1100 deri 2500 metra dhe si resurs konsiderohet me 17 % në nivel të Republikës së Kosovës me kullosa. Duke marrë këtë parasysh, ne kemi menduar që kësaj komune t’i japim prioritet me zhvillim të bujqësisë dhe blegtorisë duke shtuar numrin e deleve dhe lopëve qumështore dhe njëkohësisht është definuar edhe nga nivelet më të larta qendrore që kjo komunë ka kapacitet për prodhim të mishit të gjedhit, prandaj do t’i japim prioritet këtij drejtimi duke hapur dyert për investitorë të brendshëm dhe të jashtëm për të ndërtuar një fabrikë të mishit në këtë komunë. Ndërmarrjen aktuale “Sharr Prodhimi” që është një pasuri shoqërore do t’ia kalojmë komunës që t’i japim prioritet këtij drejtimi”.
“Sa i përket bimëve aromatike ekzistojnë 110 lloje të tyre, prandaj mendojmë që edhe në këtë sektor ta hapim një fabrikë për grumbullimin, tharjen dhe paketimin e tyre për t’i dërguar në vendet e BE-së ku janë të kërkuara”, ka thënë ai në “Edicionin Zgjedhor” në Klan Kosova.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...