Google ADS

Sulmi me gurë ndaj ekipit të arbresh.info, reagon drejtori i portalit: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

23:55 | 13 Tetor 2021
L G

Gjatë ditës së sotme ekipi i portalit arbresh.info është sulmuar me gurë derisa po raportonte direkt nga lagja e boshnjakëve në veri të Mitrovicës.

Ekipi kanë shpëtuar pa lëndime dhe kanë arritur të largohen nga vendi ku u cenua siguria e tyre, shkruan arbresh.info.

Drejtori i arbresh.info, Rrahim Pacolli ka reaguar pas këtij sulmi.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka kërkuar nga organet e rendit të hetojnë rastin dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

Reagimi i plotë:

Sot derisa po mbulonin ngjarjet në lagjen e boshnjakëve në veri të Mitrovicës, pas aksionit të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave, ekipi i arbresh.info është sulmuar me gurë nga disa persona.
Për fat të mirë ekipi ka arritur të largohet pa u lënduar.
Kërkojë nga organet e rendit dhe ligjit të hetojnë rastin dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

LEXO EDHE

Sulmohet ekipi i arbresh.info derisa po raportonte për largimin e barrikadës në Mitrovicën e veriut

Të ngjashme