Ka përfunduar seanca e sotme për gjykimin ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa.
Procesi gjyqësor që ishte paraparë të fillonte nga ora 09:30 dhe të vazhdojë deri në ora 16:00, si pasojë e problemeve teknike është shtyrë për të filluar kështu me rreth 6 orë vonesë, raporton arbresh.info
Në seancën e mbajtur sot avokati mbrojtës i Mustafës ka marrë në pyetje dëshmitarin si dhe prokuroria me pyetjet shtesë, të cilat ishin të mbyllura për publikun.
Në përfundim të seancës, kryetarja e trupit gjykues, Mappi-Feld Folia ka bërë të ditur se dëgjimi i dëshmitarit të katërt do të vazhdojë nesër, kur edhe pritet të përfundoj marrja në pyetje e tij.
Po ashtu avokati i Mustafës Von Bonë ka treguar se Mustafa nesër do të marrë pjesë përmes video-lidhjes.
Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovës, ose në lidhje me atë konflikt./arbresh.info/
Nesër lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...