AGK thirrje autoriteteve të sigurisë: Mundësoni ambient të sigurtë për gazetarët që raportojnë nga veriu

15:54 | 13 Tetor 2021
Arditë Shkodra

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka bërë thirrje autoriteteve relevante të sigurisë që të mundësojnë një ambient të sigurtë për gazetarët që janë duke raportuar nga veriu i Mitrovicës.

“Ftojmë edhe njëherë autoritetet relevante të sigurisë që të mundësojnë raportimin dhe kryerjen e punës nga ana e gazetarëve në një ambient të sigurt”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Komunikata e plotë:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i alarmuar me faktin që gazetarët kosovarë që po raportojnë nga veriu vazhdojnë të jenë të rrezikuar.

Kolegët tanë po sulmohen vazhdimisht nga protestuesit lokalë, që po gjuajnë mjete të ndryshme në drejtim të tyre.

Ftojmë edhe njëherë autoritetet relevante të sigurisë që të mundësojnë raportimin dhe kryerjen e punës nga ana e gazetarëve në një ambient të sigurt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme