Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar nëpër disa qytete të ndryshme për kontrabandim me mallra.
Ky aksion u zhvillua edhe në veri të Mitrovicës, mirëpo u pengua nga qytetarët serbë që jetojnë atje, transmeton arbresh.info
Policia ka njoftuar se pas identifikimit të pesë persona të dyshuar, tashmë janë identifikuar edhe pesë të tjerë të dyshuar, çka e qon numrin deri në dhjetë persona të dyshuar të përfshirë në aktivitete kriminale të kontrabandës me mallra.
Komunikata e plotë:
Si rezultat i vazhdimit të bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve dhe hetimeve policore me prokuroritë kompetente, pas identifikimit të mëhershëm të pesë (5) personave të dyshuar, tani janë identifikuar edhe pesë (5) persona të tjerë të dyshuar, ku numri i tyre arrin në dhjetë (10) persona të dyshuar të përfshirë në aktivitete kriminale të kontrabandës me mallra.
Pesë (5) personat e tjerë të shpallur në kërkim me autorizim të prokurorisë kompetente janë:
Siç është potencuar edhe më herët, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë është duke kryer hetime intensive drejt identifikimit edhe të personave të dyshuar që kanë kryer sulmet me mjete të rrezikshme, armë zjarri ndaj zyrtarëve policorë dhe atyre doganorë gjatë operacionit të realizuar sot, thuhet në komunikatën e lëshuar për media nga PK./arbresh.info/
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...