Google ADS

Vjen reagimi nga Qeveria pas deklaratës së Borrell

15:11 | 13 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Luan Dalipi, shefi i Kabinetit të kryeministrit të Kosovës, ka reaguar pas deklaratës së Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, lidhur me situatën e tensionuar në veri.

Dalipi përmes një postimi në Tëitter ka kërkuar nga Borrell që dhuna në veri e bërë nga serbët huliguan të nxitur nga Serbia të mos portretizohet si problem ndëretnik mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë.

Ai ka përmendur po ashtu se aksioni i ndërmarrë të martën është për të luftuar krimin dhe korrupsionin në katër komuna të Kosovës, me njërën prej tyre që është pjesë e zonës veriore të Kosovës.

“Andaj, askush, dhe në veçanti asnjë zyrtar i nivelit të lartë të BE-së, nuk duhet të përpiqet ta bëjë këtë problem politik apo etnik, dhe asnjë koordinim bilateral s’është i rëndësishëm në këtë rast, sepse luftimi i krimit dhe kontrabandës është kompetencë tipike e një shteti sovran”, ka shkruar Dalipi.

Borrell në një reagim të tij, kërkoi të mos ketë veprime të njëanshme e të pakoordinuara, Dalipi ka thënë se luftimi i krimit dhe kontrabandës është kompetencë tipike e një shteti sovran.

Deklara e Borrell për këtë rast është kritikuar edhe nga qytetarët./arbresh.info/

Reagon Borrell pas tensioneve në veri: Të ndalen menjëherë incidentet e dhunshme

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme