AGK dënon sulmin ndaj gazetarëve në veri të Mitrovicës

12:56 | 13 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka reaguar lidhur me sulmin e gazetarëve gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, kundër kontrbandimit të mallrave.

AGK ka shprehur shqetësimin me për ambientin e rëndë dhe të pasigurt të punës për gazetarët gjatë ditës së sotme në komunat veriore të Kosovës.

Komunikata e plotë:
AGK-ja shpreh shqetësim për ambientin e rëndë dhe të pasigurt të punës për gazetarët gjatë ditës së sotme në komunat veriore të Kosovës.

Sipas raporteve, janë sulmuar disa gazetarë të mediave të ndryshme shqiptare në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicën e Veriut dhe një tjetër incident ka ndodhur rrugës për në Leposaviq ku protestuesit kanë ndjekur nga pas veturat me gazetarë.

Ndërkohë, sulme dhe presione ka pasur edhe ndaj gazetarëve të portalit lokal “Kossev”, nga protestuesit. Si pasojë, redaksia i ka tërhequr ekipet e saj nga terreni.

AGK-ja fton Policinë e Kosovës që të ofrojë siguri për gazetarët që të kryejnë punën e tyre në formë të papengua./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme