Google ADS

Qeveria vendos për ri-negocim të kontratës për blerje të vaksinës anti-Covid

11:22 | 13 Tetor 2021
Arditë Shkodra

Në mbledhjen e 39-të të të Qeverisë së Kosovës, pikë e rendit të ditës ishte edhe shqyrtim i kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë për negocimin dhe ri-negocimin e kontratave për furnizim me vaksina anti-Covid.

U.d e Ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha, kërkoi  të aprovohet ri-negocimi për të siguruar vaksina deri në përfundim të pandemisë, raporton arbresh.info

“Meqenëse kontrata me sasi të kufizuara përfundon në vitin 2021, MSH e ka paraparë që të fillojë rinegocimin e kontratave për furnizim me vaksina deri në përfundim të pandemisë Covid-19. Propozimi është i shoqëruar me gjithë dokumentacionin përkatës”, tha Gexha./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme