Google ADS

Problemet teknike shtyjnë fillimin e seancës në çështjen Mustafa

10:51 | 13 Tetor 2021
Arditë Shkodra

Vazhdon edhe sot gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa, i njohur ndryshe me nofkën “Cali”.

Përkundër se është paralajmëruar që seanca të fillojë në ora 09:30 dhe të zgjasë deri në ora 14:00, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, shkruan arbresh.info

Si çdo herë transmetimi i seancës në Kosovë fillon 45 minuta me vonesë, mirëpo as kjo nuk u realizua, e shkak i kësaj siç duket janë problemet teknike.

Kështu kanë njoftuar edhe vet Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

“Ju informojmë se për momentin ka probleme teknike me transmetimin e seancës në çështjen Mustafa. Transmetimi nuk është i disponueshëm dhe jemi duke u përpjekur që ta zgjidhim problemin sa më shpejt të jetë e mundur. Ju kërkojmë ndjesë dhe ju falenderojmë për mirëkuptimin”, thuhet në njoftimin e DHSK-së./arbresh.info/

 

Të ngjashme