Miratohet kredia për ndihmë bizneseve për rimëkëmbje nga pandemia

10:50 | 13 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Në mbledhjen e 39-të Qeverisë së Kosovës u shqyrtua dhe miratua edhe projektligji për marrëveshjen e kredisë në mes të Kosovës dhe Bankës Evropiane, për investime në projektin “Reagimi i Kosovës ndaj Pandemisë, Covid-19, shkruan arbresh.info.

Ministri i Financave Hekuran Murati, për marrëveshjen në ndihmë me bizneset e vogla dhe të mesme me Bankën Evropiane tha se ky projekt do të kushtojë 40 milionë euro e që do të ndihmoj të gjithë ato biznese të cilat u ndikuan nga pandemia covid-19.

“Ky projekt ka vlerën 40 milionë euro që do të ndihmoj ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për këtë kredi nuk do të paguhet tarife angazhimi”, tha Murati.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme