Federata e Futbollit të Kosovës, sot ka bërë thirrje në një konferencë të papritur për media, ku nuk ka dhënë detaje se përse do të zhvillohet kjo konferencë.
Kjo thirrje vie pas humbjes së përfaqësueses së Kosovës ndaj Gjeorgjisë.
Humbja e kësaj ndeshje në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 1-2, e vendos Kosovën në vendin e fundit të tabelës së grupit B.
“Ju njoftojmë se sot (më 13/10/2021) në orën 13:00 në selinë e FFK-së do të mbahet konferencë për media”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Ndërsa selektori mbrëmë, pas ndeshjes në konferencë për media është shprehur i kënaqur për paraqitjen e “Dardanëve” edhe pse kishin shënuar humbje./arbresh.info/
Lexo edhe:
Challandes pas humbjes nga Gjeorgjia: Performanca nuk ishte e keqe, ekipi luajti mirë
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin