Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, është i shqetësuar se shumë njerëz të të tridhjetave vazhdojnë të jetojnë me prindërit e tyre.
Ai ka njoftuar se qeveria e tij po planifikon t’u ofrojë të rriturve të moshës 18 deri në 35 vjeç 250 euro në muaj për qira deri në dy vjet, transmeton portal arbresh.info
Iniciativa, e cila është pjesë e një plani më të gjerë strehimi, do të zbatohet për të rriturit që fitojnë më pak se 23,725 euro në vit.
Sanchez tha se dëshiron që të rinjtë “të kenë qasje në banesa të mira me qira”.
Të rinjtë në vendet përfshirë Italinë dhe Greqinë kanë tendencë të largohen nga shtëpia edhe rreth moshës 30 vjeç.
Sikurse edhe Spanja, edhe të rinjtë e këtyre vendeve kanë norma relativisht të larta të NEET – domethënë të rinj që nuk janë as të punësuar as në arsim ose trajnim. Vitin e kaluar 22.3% e të rriturve spanjollë të moshës 20-34 vjeç nuk ishin të punësuar ose të regjistruar në një program arsimor, sipas Eurostat, krahasuar me mesataren e BE-së 17.6%.
Tregu i punës në Spanjë u godit rëndë nga pandemia dhe shkalla e papunësisë tek të rinjtë është aktualisht 38%, shumë mbi mesataren kombëtare dhe më e larta në BE që nga qershori.
Në të njejtën kohë, tregu i qirasë po zvogëlohet.
Numri i shtëpive të reja ra nga 850,000 në 100,000 midis 2006 dhe 2018, sipas një raporti të prillit nga Instituti Brookings, dhe shumica e popullsisë zotëron një shtëpi.
Oferta e ulët, e shoqëruar me një kërkesë të lartë ka bërë që qiratë të rriten, veçanërisht në qytetet kryesore si Madridi dhe Barcelona, duke e bërë më të vështirë për të rinjtë të kursejnë sa duhet.
Qeveria e Spanjës njoftoi në fillim të këtij viti se do të investojë 1 miliardë euro nga fondet e BE -së për rimëkëmbjen e koronavirusit në banesa sociale. Ky projektligj i fundit zgjerohet në përpjekjet për ta bërë strehimin më të arritshëm dhe të përballueshëm, ndërsa adreson faktin se largimi ende mbetet një ëndërr e madhe për shumë nga të rinjtë e vendit./arbresh.info/
Galatasaray i vendosur ta thyej rekordin e transferimeve në ...
Haradinaj: Luan, linde 51 vjet më parë por për ne mbetesh gj...
Sot shënohet 80-vjetori i çlirimit të Tiranës
I mituri kanos me thikë një grua në shtëpinë e saj në Kaçani...
Gazetari kanoset përmes telefonit, rastin e lajmëron në poli...
Nën kërcënimin e thikës, hajnat vjedhin para në një market n...