Nesër zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale në Superkupën Mbarëkombëtare, që organizohet në Vlorë, më 13 dhe 14 Tetor.
Në gjysmëfinalen e parë përballen dy skuadrat kryeqytetase, Prishtina dhe Partizani nga Tirana. Skuadra prishtinase është fituese e Kupës së Kosovës, ndërsa së fundi ishte finaliste e Superkupës. Ndërkohë, Partizani ishte finalist i Kupës së Federatës së Shqipërisë.
Në gjysmëfinalen tjetër përballen Penza dhe Flamurtari. Skuadra nga Peja së fundi fitoi Superkupën e Kosovës dhe është kampione e Kosovës, kurse Flamurtari fitoi së fundi fitoi Kupën e Federatës së Shqiptarë dhe është kampion i Shqipërisë. Gjithashtu skuadra vlonjate është vendase, andaj pritet një ndeshje shumë interesante.
Finalja zhvillohet më 14 Tetor nga ora 19:00.
Orari:
13 Tetor:
16:00 Prishtina-Partizani
19:00 Flamurtari-Penza
14 Tetor:
19:00 Finalja.
Musliu: Faton Peci e Fitore Pacolli bashkëpunëtorë në manipu...
Zyrtari i LDK-së thotë se Fitore Pacolli ia dha 100 mijë eur...
David: Barcelona ka qenë ekipi me të cilin jam rritur, ëndrr...
Çfarë e bën ecjen kaq të mrekullueshme për shëndetin tuaj?
Vullneti: Edi është 100% tipi i Xhenetës
18 persona të arrestuar për këmbim të paligjshëm të kriptova...