Sot do të luhet ndeshja mes Kosovës dhe Gjeorgjisë në kuadër të kualifikimeve të Kupën e Botës, “Qatar 2022”.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Selektori ka bërë të ditur dje në konferencë për media se Lirimi Kastrati do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e sotshme.
Ndërsa Florent Hadërgjonaj me anë të një postimi në Facebook ka bërë të ditur që nuk do jetë pjesë e skuadrës.
Arsyeja është skualifikimi me karton, ku në ndeshjen e kaluar ndaj Suedisë në Suedi është ndëshkuar me karton të verdhë, ndërsa e kishte edhe një karton tjetër ku ishte ndëshkuar gjatë ndeshjes kundër Suedisë e cila është zhvilluar në Prishtinë.
“Fatkeqësisht sot nuk jam në fushë për ta ndihmuar Kombëtaren për shkak të skualifikimit me kartonë.” – ka shkruar Hadërgjonaj. /arbresh.info/
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...