Prokuroria Themelore e Prizrenit, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, të cilët tashmë janë në paraburgim për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Kontrabandim me migrantë”.
Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale, e cila rëndon mbi ta, transmeton arbresh.info
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër F.R, dhe Sh.B., të cilët gjenden në paraburgim nga data 20.09.2021, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” nga neni 164 pargrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas aktakuzës, me datë 20.09.2021, rreth orës 13:15 në autostradën ‘’Ibrahim Rugova’’ në aksin rrugor Vërmicë – Prizren është vërtetuar se në bashkëkryerje merren me kontrabandim me migrantë, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë pasurore, në atë mënyrë që derisa policia kufitare ishte duke patrulluar në lokacionin e lartpërmendur, vërejnë një veturë të markës ‘’Audi’’, të cilën ishte duke e drejtuar i pandehuri F.R., si dhe një veturë tjetër të markës ‘’WV Vento’’ të cilën ishte duke e drejtuar i pandehuri Sh.B., ku brenda veturës ‘’Audi’’ ishin 5 shtetas sirianë, ndërsa në veturën ‘’WV Vento’’ kanë qenë duke hyrë 4 shtetas sirianë por, të cilët me të vërejtur policinë janë larguar nga vetura dhe vendi i ngjarjes. Të pandehurit janë ndaluar nga ana e policisë së bashku me 5 shtetasit e tjerë sirianë, të cilët u janë nënshtruar procedurave të rregullta nga autoritetet kompetente të emigracionit.
Me këto veprime të akuzuarit F.R., dhe Sh.B., kanë përmbushur elementet e veprës penale “Kontrabandimi me migrantë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, për veprën penale e cila u vihet në barrë”, u tha ndër të tjera në komunikatën e lëshuar për media./arbresh.info/
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte