Drejtorit i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, tha se situata në veri është e qetë ,por që numri i kontrabandave të atë zonë është rritur shumë, shkruan arbresh.info.
“ Situata në komunat veriore të Kosovës është e qetë dhe sa i përket zbatimit të vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Policia është garantues dhe sic jeni dëshmitarë në cështjen e targave ne u siguruam të zbatojmë me cdo kusht por duke ruajtur sigurinë dhe qetësinë po ashtu”, tha Mehmeti.
Mehmeti tha se veriu i Kosovës është bërë urë lidhëse për aktivitet ilegale në këtë pjesë.
‘Veriu i Kosovës është bërë një urë lidhëse dhe një udhëkryq i shumë aktiviteteve ilegale, tregtive të ndryshme apo kontrabandave, përderisa mallra të ndryshme si ushqim, higjienë, medikamente dhe mallra tjera futen nga Serbia në Kosovë është vërejtur se nga brendia e Kosovës, për mes veriut të saj për në Serbi është shtuar aktiviteti i kontrabandimit me lëndë narkotike, kontrabandimit me emigrantë dhe me prodhime të duhanit e tekstilit”, tha Mehmeti.
Ai tha se grupet kriminale janë të lidhura ngushtë me kompanitë të ndryshme të ndërtimit kështu ata përfitojnë financiarisht shuma të mëdha.
“Grupet kriminale në veri janë të lidhura ngushtë edhe me kompanitë të ndryshme të ndërtimit të cilat veprojnë dhe në këtë rast pronarët e këtyre kompanive përmes grupeve kriminale që bëjnë presione të ndryshme dhe ndikime dhe në komunat paralele për tender të ndryshëm dhe në këtë rast përfitojnë financiarisht shuma të mëdha si kompanitë por edhe grupet kriminale’, deklaroi Mehmeti.
Sipas tij ky ndikim kriminal është vërejtur edhe në bllokimin e fundit në dy pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak./arbresh.info/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...