Në Prizren deponohen para të falsifikuara

11:52 | 12 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Një klient i një banke në Prizren ka deponuar 100 euro të falsifikuara.

Sipas njoftimit të Policisë, paratë janë konfiskuar.

“Me 11.10.2021 është informuar se një klient ka deponuar në bankë një monedhë prej 100 euro dyshohet e falsifikuar. Monedha është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme