Telashet teknike në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë të Holandës vazhdojnë të jenë evidente, duke vështirësuar kështu edhe përcjelljen e dy gjykimeve tashmë të filluara ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Modifikimi i tepruar i zërit e ka bërë pothuajse të pamundur të kuptohen se çka flasin dëshmitarët, çka ka çuar situatën që të ketë ankesa edhe nga shoqëria civile, pasi që publiku ka të drejtë të jetë i mirë-informuar rreth dëshmive të dëshmitarëve
Problem tjetër që është hasur është fakti se shumë shpesh kur dëshmitarëve i’u bëhen pyetjet për të cilat përgjigjen me “po” ose “jo”, nuk dëgjohet fare përgjigja e tij, çka edhe e bën të paqartë për publikun se cila ishte përgjigja e dëshmitarit
Për të gjitha këto shqetësime dhe ankesa, portali arbresh.info ka dërguar disa pyetje në adresën e Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Sipas tyre, ata janë të përkushtuar që publiku të jetë në gjendje t’i ndjek këto seanca.
“Procedurat gjyqësore në dy raste janë duke vazhduar para Kolegjeve Gjykuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës. DHSK është e përkushtuar për të siguruar që publiku të jetë në gjendje t’i ndjekë këto procedura dhe ka marrë masa të ndryshme për të siguruar që ky është rasti”, thuhet në përgjigje e DHSK-së.
Tutje DHSK ka thënë se sa i përket dëgjueshmërisë së dëshmitarëve stafi teknik i tyre monitoron në vazhdimësi procedurat dhe sigurohet që publiku të jetë në gjendje të ndjekë këto procedura.
“Në një numër të vogël rastesh, janë shfaqur çështje të vogla teknike të cilat kanë kërkuar rregullime të caktuara, ndonjëherë duke përfshirë nevojën për një shtyrje. Në raste të tilla, specialistët përkatës kanë reaguar duke zgjidhur çështjet me shpejtësi. Sa i përket dëgjueshmërisë së dëshmitarëve, stafi teknik i DHSK -së monitoron vazhdimisht procedurat dhe sigurohet që, gjatë zbatimit të masave mbrojtëse të urdhëruara nga Paneli, publiku të jetë në gjendje të ndjekë procedurat”, tha për arbresh.info Angela nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë./ArditëShkodra/arbresh.info/
Lexo edhe:
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë